Tonight, ka hapur siparin e sezonit te ri ne Star Plus Televizion. Nen drejtimin e gazetarit te njohur Erzen Koperaj I cili I rikthehet mediave ne Shkoder ne moderimin e ketij emisioni, tashme Tonight do te vije çdo te marte ne orën 21:00, ne takimin tuaj te përjavshëm, me tema te ftuar dhe analiza te zhvillimeve kryesore politike por edhe te aktualitetit ne vendin tone.

Kryetarja e Bashkise se Shkodres, Voltana Ademi, ka qene e ftuara e pare ne këtë sezon te ri, ne te paren interviste si kryetare e Bashkise se Shkodres.Shërbimet Publike, e ne mënyre te veçante, mbetjet urbane, kane qene ne fokus te kësaj bisede, për një çeshtje është kthyer edhe ne mision per kryebashkiaken Ademi.Por zonja Ademi, ka zbardhur ne Tonight Star Plus, edhe kërkesën qe i është bere qeverise, per ngritjen e nje grupi ekspertesh per te pare mundesine e krijimit te nje depozitimi per mbetjet inerte, pasi situata ne Shkodër nuk shume e qete ne këtë aspekt.Por perveç sherbimeve publike, nje pjese e mire e bisedes është bazuar edhe tek kompetencat qe do te marre bashkia e Shkodrës me ligjin e ri per qeverisjen vendore, por nga ana tjetër gjate zonja Ademi është ndalur edhe tek bashkëpunimi me këshillin e Bashkisë Shkodër, si një organ i rëndësishëm vendimmarrës, për te drejtuar Bashkinë e Shkodrës.

Artikulli paraprakRAMA- META, TAKOHEN SËRISH NË AMBJENTET E KUVENDIT
Artikulli tjetërBARDH SPAHIJA: DO JEM NË VIJËN E PARË TË PD