Kryetarja e Bashkisë Shkodër Voltana Ademi ka depozituar mesditen e kësaj të Mërkure në Prokurorinë e Shkodrës kallëzim penal për zgjedhjet e 30 Qershorit. Ademi ka mbërritur e vetme në orën 13.30 minuta në prokurori ku pasi dorëzoi kryebashkiakja në detyrë e Shkodrës bëri një prononcim për mediat.

Sipas saj dosja përmban fakte reale dhe prova të patjetërsueshme ku paraqiten të dhëna për persona të cilët kanë kryer krime elektorale ditën e zgjedhjeve, sic është votimi I tyre më shumë se nje herë apo edhe krime të tjera të veprave penale “Shpërdorim i Detyrës” dhe “Falsifikim I materialeve zgjedhore dhe rezultateve të zgjedhjeve”

Ndërkohë Ademi kërkoi nga organi I prokurorisë të hetojë me seriozitet cështjen në fjalë pasi sipas saj në këtë dosje ka prova dhe fakte reale nga më të ndryshmet

Artikulli paraprakRAMA: NUK E NJOH 13 TETORIN, GATI PËR DIALOG ME OPOZITËN, POR JO PËR ZGJEDHJE TË PARAKOHSHME
Artikulli tjetërBASHA PËRSHENDET VENDIMIN E GJYKATËS SË DURRËSIT:“NË SHQIPËRI KA SHPRESË”