Bashkia e Shkodrës, përfaqësuar nga kryetarja Voltana ADEMI ka kallëzuar penalisht ministrin e brendshëm Sandër LLESHAJ dhe punonjës të Policisë së Shtetit për “shpërdorim detyre”.

Padia është depozituar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër dhe Bashkia e Shkodrës kërkon edhe “pezullim të ushtrimit të detyrës publike” për personat e kallëzuar penalisht.

Në parashtrimin e saj, në kallëzimin penal drejtuar organit të Akuzës, nënvizohet se: “Në cilësinë e Kryetares së e bashkisë Shkodër së bashku me qytetarët e Shkodrës po bënim manifestim paqësor , në mbrojte të të drejtave dhe lirive themelore Kushtetuese, mbrojten e drejtës së votës, e cila është parimi kryesor në zbatim të Kushtetutës.

Manifestimi ishte paqësor dhe konform dispozitave ligjore në fuqi.Nga ana e punonjësve të Policisë së Shtetit dhe punonjësve të Drejtorisë së Policisë Vendore Shkodër, është hedhur masivisht gazi me lëndë helmuese mbi qytetaret të cilët po manifiestonin paqësisht në qytetin e tyre, situatë e cila është pasqyruar direkt live në mediat Lokale dhe Kombëtare .

Pamjet filmike provojnë qartazi se efektivë të Policisë së Shtetit,dhe drejtues të saj si dhe efektivë në nivel zbatues, dhe me dyshimin e arsyeshëm për urdhër të paligjshëm të Ministrit të Brendshëm, me anë të veprimeve të tyre kanë konsumuar elementë të veprës penale të “shpërdorimit të detyrës”

Bashkia Shkodër I kerkon prokurorise qe te hetoje se cfare urdherash jane dhene qe para dates 20 qershor 2019 ne lidhje me protesten e kesaj date dhe veqanerisht urdherat e kesaj date ne lidhje me perdorimin e gazit irritues/helmues nga ana e policise per shperndarjen e protestueve.

Kjo do te ndante pergjegjsine ligjore individuale te gjithsecilit ne kete shkelje te rende ligjore komform kesaj pike ligjore.”.”, thuhet në kallëzimin penal të bërë nga Bashkia e Shkodrës.

Artikulli paraprakPRESIDENTI META CAKTON 13 TETORIN SI DATË ZGJEDHJESH
Artikulli tjetërSHKODËR, PD LAJMËRON PROTESTË NË ORA 20:00 NË KZAZ 2