Gjatë takimit të ministrit te brendshëm Sandër Lleshaj me strukturat e vendore në qarkun e Shkodrës, kryetarja e kësaj bashkie, Voltana Ademi është shprehur se në këtë qytet ka kultivim masiv të kanabisit.
Voltana Ademi: Unë kam përgatitur një raport dhe kemi verifikuar që mbillet jo pak, por shumë kanabis. Unë dua të theksoj dy zona prioritare në Velipojë, ne Malikolaj dhe në Ças, dhe në një nivel më dytësor ku ka, në Bakstriollë, Reç të vjetër e të ri. Kjo është ajo që kemi verifikuar deri më tani.
Ky është një problem shumë i madh që kemi në Shkodër. Harta në lidhje me një vit më parë është rritur. Ky është një problem shumë i madh, pasi në disa zona ku kishte pak, kemi më shumë mbjellje.