Kryetarja e Bashkisë Voltana Ademi i ka dërguar një shkresë zyrtare kryeministrit Edi Rama për projektin e ByPass-it dhe bllokimin e Planit të Përgjithshëm Vendor. Në shkresën e saj Bashkia ka deklaruar se kanë kaluar 5 muaj edhe iu është zbardhur Plani i Përgjithshëm vendor.
” “Në mbledhjen e Këshillit të Lartë të territorit, datë 16 tetor 2017 është marrë vendimi për unanimitet për miratimin e planit të Përgjithshëm Vendor të Bashkisë Shkodër. Edhe pse kanë kaluar afërsisht 5 muaj Bashkia Shkodër akoma nuk e ka të zbardhur PPV-në, dokument të zbatueshëm për nivelin vendor. Kjo vonesë ndodh në një kohë kur ne jemi ndërbashkitë e para në vend që ka përmbyllur procesin e hartimit në kohë dhe sipas procedurës së duhur ligjore. Në këto kushte kemi dyshime për pengim të qëllimshëm pasi nuk gjejmë asnjë arsye tjetër. Aq më tepër kur sipas komunimimi që kemi pasur me bashki të tjera të cilat i kanë përmbyllur proceset e miratimit të planeve vendore dhe shumë më vonë se Bashkia e Shkodrës”, shprehet se bashkia Shkodër.
Po kështu i është kërkuar Gjiknurit që të shihet edhe njëherë projekti i By-Pass-it pasi shumë prej banorëve kanë probleme në aksesin e pronave dhe banesave të tyre