Një ditë para gjyqit i cili do të zhvillohet në Gjykaten e Apelit Shkodër për 11 te arrestuarit për protestën kundër taksës në rrugën e Kombit,

Kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi ka dhënë një mesazh në faqen zyrtarë të facebook.

Mesazhi i plote:“Drejtësia” ka rastin të tregohet e drejtë dhe të dalë mbi presionet politike

11 qytetarë të mirë kuksianë prej shumë ditësh janë padrejtësisht në burg. Ata mund të ishin shkodranë, lezhjanë, vlonjatë, korçarë sepse të gjithë po vuajmë njësoj arbitraritetin e një qeverisje që vetëm për qytetarët nuk po mendon.

Jemi në një pikë kur duan të na privojnë edhe nga e drejta për të protestuar, për të folur kur dikush po na shtrëngon lakun në fyt ditë pas dite. Është e rëndë ta pranojmë, por janë hapat e parë të instalimit të asaj që menduam se e lamë pas në 1990-ën.

Heshtja jonë, indiferenca jonë e lehtëson mbijetesën e antivlerave. Por nuk do të heshim dhe nuk duhet të heshtim.

Gjykatat shqiptare, mes tyre edhe Gjykata e Apelit në Shkodër janë nën një presion shumë të madh politik. Por pikërisht kjo gjykatë ka rastin të tregohet e drejtë, të bëjë drejtësi për 11 kuksianet, 11 shqiptarët e varfër që po përballen me burgosje të padrejtë.

E dimë se është një sfidë jo e lehtë sepse e njohim të gjithë realitetin e rëndë që na është imponuar. Por nesër Gjykata e Apelit të Shkodrës ka mundësinë të ngjallë shpresën për të gjithë shqiptarët: Drejtësia në këtë vend nuk ka vdekur!

Artikulli paraprakDEPUTETI I PD BARDH SPAHIA APEL SHKODRANEVE:TE MBESHTESIM KUKSIANET E ARRESTUAR
Artikulli tjetërPUNËTORI VDIQ PASI RA NGA PALLATI, ARRESTOHET DREJTUESI TEKNIK I FIRMËS