Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi ka qënë e ftuar e radhës e emisionit Tonight në ekranin e Star Plus.
E ftuar përballë gazetarit Erzen Koperaj, Ademi ka folur për taksat dhe tarifat vendore për 2017-ën në Shkodër, një dokument i cili ka nisur edhe konsultimin publik. Nga ana tjetër gjatë kësaj bisede, ështe folur edhe për të ardhmen, për investimet që do të kryhen në Shkodër dhe për objektivat e 2017-ës. Duke u ndalur tek mbetjet, Ademi është shprehur se ka një menaxhim më të mirë të situatës, por në këtë proces rol të vecantë duhet të luajnë edhe qyetaret. Ndërkohë Ademi ka folur edhe për situatën në vend, duke deklaruar se metodat komuniste dhe të ushtrimit të dhunës në pushtet duhet të marrin fund njëherë e mirë.