E ftuar në emisionin Tonight të gazetarit Erzen Koperaj, kryetarja e bashkisë Shkodër Voltana Ademi ka lënë të kuptohet se ajo vetë nuk do të marrë pjesë në mbledhjet e këshillit bashkiak të Shkodrës duke qenë se sipas saj është një këshill i jashtëligjshëm

Për kryebashkiaken Ademi zgjedhje vendore dhe të përgjithshme do të ketë shpejt ndërsa edhe çështja e bashkisë Shkodër do të jetë pjesë e zgjidhjes totale të krizës politike në Shqipërisë.

E pyetur nëse mund të rikandidojë nëse PS organizon e vetme zgjedhjet e pjesshme për bashkinë Shkodër, kryebashkiakja Ademi e ka mohuar një gjë të tillë.
Kryebashkiakja është kundër edhe çdo marrëveshje politike mes opozitës dhe mazhorancës.

Kryebashkiakja Ademi në emisionin Tonight foli edhe për një sërë çështjesh të tjera që lidhen me administrimin e qytetit, investimet dhe vëmendjen e munguar sipas saj që qeveria duhet të ketë për Shkodrën.

Artikulli paraprakSHKODËR, RINTEGRIMI I TË RINJVE TË KTHYER NGA EMIGRIMI
Artikulli tjetërNEGOCIATAT, HOLANDA: SHQIPËRIA TË LUFTOJË KRIMIN