Ligji per organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore, nuk ka kaluar pa debate, gjate prezantimit te bere me esperte te fushes, por edhe prezencen e kryetareve te bashkive te Qarqeve Shkoder, Lezhe, Kukes dhe Diber.
Ka qene kryetarja e Bashkise se Shkodres, Voltana Ademi, e cila gjate fjales se saj pervec disa sygjerimeve te cilat sipas saj nuk jane drejte te pershkruara ne ligj, duhet qe kryetaret e njesive vendore te degjohen dhe sygjerimet e ngritura te jene te perfshira ne komisionin per hartimin perfundimtare te ligjit.
ADEMI: KY LIGJ KA DISA PARREGULLSI, PËRPLASJE ME LIGJE TË TJERA
Jane nje sere problematikash te ngritura nga kryebashkiakja ademi, nje sere perplasjesh ligjore te cilat e nxjerrin te pavlefshem nje draft e tille qe presupozohet qe do te kthehet ne nje ligj per organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore, megjithate kane ngelur ende disa dite kur ky projekt ligj do ti kaloje me pas parlamentit per miratim.