Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës ka zgjedhur tribunën e mediave për parë nga afër skuadrën kuqeblu ne perballjen me ekipin e Teutës.
Pavarësisht se në këtë përballje, kuqeblutë u mundën në shtëpi me rezultatin 0-1, dhe me një lojë aspak bindëse, kryetarja e Bashkisë Ademi, ka pohuar se është pranë skuadrës dhe shpreson që ta ndjekë atë në cdo ndeshje.
Kryetarja e Bashkisë Shkodër Voltana Ademi që me nisjen e këtij sezoni, ka qenë shumë pranë kuqebluve, qoftë në stërvitje apo në ndeshje miqësore dhe zyrtare, edhe pse humbja me ekipin e Teutës në Shkodër ka lënë një shije të hidhur, duke kthyer në memorie Vllazninë e një viti më parë e cila rrezikoi rënien një kategori më poshtë.