Myftiu i Shkodrës imam Muhamed Sytari ka zhvilluar vizitën tradicionale të fillim vitit në Bashkinë e Shkodrës. Vizita ka patur një të veçantë dhe lidhet me 30 vjetorin e rikthimit të lirisë së besimit tek shqiptarët pas gati 50 viteve diktaturë.Një vit aktivitete të përbashkëta me Bashkinë e Shkodrës, në përkujtim të një jubileu shumë të rëndësishëm, është ideja që është dakortësuar në mes Sytarit dhe kryebashkiakes Voltana Ademi.
Viti 2020 shënon 30 vite nga rikthimi i lirisë së besimit për të gjithë shqiptarët dhe për këtë është një përvjetor që meriton të sillet në kujtesë përmes aktiviteteve të larmishme dhe të shtrira në kohë.