ADEMI: BASHKIA DO TË MBËSHTESË DHE NXISË ZHVILLIMIN E ARTIT DHE KULTURËS. Znj. Voltana Ademi, kandidatja e Partisë Demokratike për kryetare e Bashkisë së Shkodrës, zhvilloi takimin me aktore dhe punonjës të Teatrit “Migjeni” si dhe me artiste të Qendrës Kulturore “Pjetër Gaci” dhe te Qendrës kulturore te fëmijëve. Znj. Ademi theksoi se një pike kryesore e programit, që ka fokus Artin dhe Kulturën, është menaxhimi gjithëpërfshirës dhe profesional i tyre.

Bashkia e Shkodrës synon të jetë mbështetësja dhe nxitësja e zhvillimit të jetës kulturore dhe artistike, nëpërmjet institucioneve dhe enteve lokale dhe disa propozimeve konkrete si me poshtë: Bordi Këshillimor për Zhvillimin e Artit dhe Kulturës në Shkodër.Nxitja dhe mbështetja e bashkërendimit dhe bashkëpunimit ndërmjet shoqatave artistike dhe individëve të shquar. Menaxhimi profesional i institucioneve të artit dhe kulturës. Artistët e afirmuar të cilët e dinë më mirë se kushdo së çfarë do arti në Shkodër dhe ku janë mangësitë kanë dhënë mendimet e tyre duke u bashkuar si një zë i vetëm për të patur një program të plotë. Projekti synon që të ketë mbështetje dhe nxitje në zhvillimin e aktiviteteve  artistike në teatrin Migjeni por edhe në atë të shkollës së muzikës, duke ruajtur traditën dhe njëkohësisht duke investuar në atë çfarë ka nevojë arti në Shkodër.

Artikulli paraprakKETI BAZHDARI TAKOHET ME PEDAGOGËT E UNIVERSITETIT TË SHKODRËS
Artikulli tjetërZEF HILA NJIHET ME PROBLEMET E LAGJES KAPEDAN