ADEMI: TË RINGRIJMË VLERAT E GEGËNISHTES, DO HAPIM MUZEUN E BIBLIOTEKËS. Kandidatja e Partisë Demokratike për bashkinë Shkodër Voltana Ademi ka zhvilluar një takim për prezantimin dhe konsultimin e programit për Artet Figurative me piktorë, skulptorë, shkrimtarë, poetë dhe specialistë të bibliotekave.

Një program i detajuar i cili synon jo vetëm rivitalizimin e biblotekës por edhe gjetjen e një ambjenti të përshtatshëm për galerinë e arteve. Kanë qenë më pas specialistë të fushës të cilët përveç vlerësimeve mjaft pozitive për programin kanë dhënë edhe sygjerimet e tyre. Risi në programin e Voltana Ademit ka qenë krijimi i muzeut të bibliotekes. Porn je vemendje e vecante do ti kushtohet edhe gegenishtes. Në fakt një ndër prioritetet e bashkisë së ardhshme të Shkodrës është pikërisht arti rigjallërimit i eventeve  kulturore në Shkodër, dhe kete mbeshtetje Voltana Ademi do e jape ne krye te Shkodres per artin dhe kulturen.

Artikulli paraprakFESTOHET DITA E LIQENIT TË SHKODRËS
Artikulli tjetërPLAGOSJA NË SHKODËR, ARRESTOHEN 5 PERSONA