ADEMI: TURIZMI INSTRUMENT PËR RRITJEN EKONOMIKE DHE ZHVILLIMIN E SHKODRËS. Kandidatja për kryetare e Partisë Demokratike për Bashkinë e Shkodrës, Znj. Voltana Ademi zhvilloi sot një takim për prezantimin dhe konsultimin e programit për “Zhvillimin e Turizmit” të kësaj Bashkie. Aktiviteti i cili u zhvillua në ambientet e Muzeut Historik “Oso Kuka” Nën Moton “Për Shkodrën e së ardhmes” kishte në fokus evidentimin e problematikave të turizmit dhe vizionin e kandidates për zhvillimin e këtij sektori të rendësishëm.
Velipoja si një destinacion potencial turistik bregdetar kishte një hapsirë të rendësishme në prezantimin e kandidates Ademi. Disa nga projektet fillestare që përmendi kandidatja Ademi ishin ngritja e një strukture për menaxhimin e turizmit dhe shërbimet publike, planifikimi inteligjent i aktiviteteve, zonave të bregdetit, shtim i hapsirave sportive, informacion për vizitorët. Të pranishëm në këtë takim ishin përfaqësues të operatorëve turistikë, prodhues artizanalë, biznesmenë lokalesh, restorantesh, hotelesh apo hostelesh në vende turistike nga zona të ndryshme të Shkodrës, te cilet hodhen ide per te permiresuar kushtet per zhvillimin e metejshem te turizmit