Në mënyrë thuajse të drejtpërdrejtë kryetarja e Bashkisë Voltana Ademi ka shënjestruar drejtuesit aktual të Vllaznisë. Duke folur për ekipin kuqeblu kryebashkiakja u shpreh qartë se në gjithë këto vitet e fundit drejtimi nuk ka qenë i mirë dha la të kuptohej se Vllaznia është keqmenaxhuar, një sinjal i qartë për krerët e klubit kuqeblu.
Nga sot e në vazhdim kryebashkiakja Ademi deklaroi se për drejtimin e Vllaznisë duhet patur shumë kujdes sepse kjo skuadër është shumë e rëndësishme për qytetin.Pas kësaj deklarate që vjen për herë të parë nga kryetarja e bashkisë Voltana Ademi për drejtimin jo të mirë të Vllaznisë tashmë duhet pritur se cili mund të jetë hapi i radhës dhe nëse do të ketë ndryshime drejtuesish.