Kryetarja e re e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi ka reaguar në rrejtin social Facebook duke u përgjigur ndaj kërkesës së tifozëve për të dhënë një sqarim në lidhje me ecurinë e ekipit shkodranë. Sigurisht në fjalën e saj Ademi nuk ka dhanë asnjë veprim konkret por ka lënë të kuptohet se çfarë do të bëhet pasi ajo do të marrë detyren e kryetares.
Në fjalen e saj, Ademi thotë: “Në respekt të diskutimit mediatik lidhur me Klublin e Futbollit “Vllaznia”, marr shkas për të përforcuar qëndrimin që në drejtimin tim Bashkia Shkodër do të jetë një isntitucion i hapur për bashkëpunim. Në këtë kontekst janë të mirëpritur të gjithë ata që do të duan të kontribuojnë në rritjen e Vllaznisë. Klubi i futbollit trashëgon probleme që lidhen me menaxhim teknik dhe atë financiar. Probleme të akumulara në vite dhe sidomos për shkak të mos respektimit të ligjit për sponsorizimin dhe mungesës së rregullave në funksionimin administrativ dhe atë teknik, sipas një hirearkie dhe protokolli teknik sportiv, proces i domosdoshëm teknik për t’u zbatuar. Klubi i Futbollit Vllaznia është një sfidë e Bashkisë e cila do të marrë përgjegjësinë e saj qytetare e ligjore për zgjidhjen në menyrën më të mirë për sportdashësit e zjarrtë shkodranë dhe zhvillimin e qëndrueshëm të futbollit në Shkodër. Përmes diskutimit të hapur e pjesëmarrës me profesionistët dhe sportdashësit do të mbështes çdo zgjidhje afatgjatë bazuar edhe në eksperiencat më të mira vendore e ndërkombëtare, në frymën e rritjes së financimeve nga biznesi privat”, thekson Ademi Më tej Ademi zbardh faktin se nuk ka asnjë propozim apo kërkese konkrete përveçe në media për të marrë drejtimin e Vllaznisë. “ Në dijeninë time, në Bashkinë Shkodër gjatë këtyre ditëve, përveçse flitet në media, nuk ka ndonjë propozim konkret të paraqitur nga ndonjë subjekt apo individ përsa flitet. Vetëm dje KQZ-ja ka percjellë vendimin e zbardhur për mandatin tim dhe të këshilltarëve në drejtimin e Bashkisë Shkodër. Për pak ditë pritet të konstituohet dhe të fillojë punën këshilli i Bashkisë së Shkodrës”, shton ndër të tjera Ademi duke qetësuar disi situatën tek tifozët. Gjithsesi, akoma nuk ka një zgjidhje konkrete deri sa të bëhet konstituimi i Këshillit të Bashkisë së Shkodrës.