KANDIDATJA E PD-së, MERR MBËSHTETJEN E QYTETARËVE PËR SFIDËN NË 21 QERSHOR. “ Ne jemi me PD-në, gjithmonë kemi qenë dhe me 21 qershor do ju mbështesim me anë të votës”, është ky premtimi që Kandidatja e PD-së për Kryetare të Bashkisë Shkodër Zonja Voltana Ademi mori gjatë takimit me banorët e lagjes Perash.

E shoqëruar nga anëtarë dhe simpatizant të Partisë Demokratike të Grupëseksionit nr. 4, dhe Kryetari I PD-së Shkodër zoti Ramiz Çobaj, kandidatja Ademi zhvilloj takime me banorë të zonës si dhe me përfaqësues të biznesit të vogël. Banorët e lagjes Perash I kërkuan zonjës Ademi që të planifikojb ndërhyrjen në disa segmente dytësore dhe të treat të kësaj zonë. Banorët I shprehen asaj dhe drejtuesve të PD-së dhe Bashkisë Shkodër për punënë e mirë të bërë në transformimin e qytetit gjatë këtyre viteve. Zonja Ademi më pas zhvilloi takime edhe me banorët të lagjes Tre Herojt, ku mori mbështetjen e tyre në zgjedhjet e 21 qershorit. Zonja Ademi e shoqëruar nga Kryetari I Grupseksionit nr.5 të PD-së, si dhe anëtarë e simpatizant të kësaj force politike dëgjoj nga afër kërkesat e banorëve të zonës si dhe të bizneseve. Takimet I mbylli në rrugën Kolë Idromeno, ku biznesmen të zonës si dhe frekuentues të lokaleve I uruan suksese dhe I garantuan mbështetje në 21 qershor. Zonja Ademi në bashkëbisedim më qytetarët e Shkodrës u garantoj atyre se do jetë në çdo moment e hapur në zgjidhjen e problemeve. Bizneset do kenë një sërë lehtësishë nga ana e Bashkisë, dhe I ftoj ata të bëhën partner në rrugën e zhvillimit”. Në këtë takim shoqërohej nga drejtues të Grupseksionit nr.3 të PD-së.

Artikulli paraprakBRAHIMI: PATENTAT,30 PIKË PËR DREJTUESIT KORREKT
Artikulli tjetërPREFEKTI: BASHKIA TË MOS BËJË POLITIKË ME STADIUMIN