Kandidatja për presidente e Komisionit Europian, ministrja gjermane e Mbrojtjes, Ursula von der Leyen deklaroi se mbetej e përkushtuar në fillimin e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian të Shqipërisë dhe të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Në përgjigjen e pyetjes së grupit të Aleancës Progresive të Socialistëve dhe Demokratëve (SD), në Parlamentin Evropian, Von der Leyen tha se ”jam e përkushtuar në fillimin e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për anëtarësim të ardhshëm në BE”.

”Ballkani Perëndimor duhet të kuptohet më seriozisht”, porosit Von der Leyen, që mbështet dyert e hapura drejt vendeve të Europës Lindore dhe Ballkanit Perëndimor, që kërkojnë anëtarësim në BE.

Ndërkohë, në një letër për social-demokratët, në vigjilje të votimit të nesërm në Parlamentin Europian për zgjedhjen e saj në funksionin e presidentit të Komisionit Europian, Von der Leyen tha se po planifikon të propozojë një pakt të ri të BE-së për migrimin dhe azilin.

”Na nevojitet mënyrë e re e risistemimit të ngarkesës. Na nevojitet edhe fillim i ri”, thotë ajo.

Artikulli paraprakMBI 23 MIJË SHQIPTARËVE JU REFUZUA KALIMI NË KUFI NË 2018-N
Artikulli tjetërTELEFONI, 18 HERË MË SHUMË BAKTERE SE TUALETI