Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka deklaruar se qëllimi i Moskës është shkatërrimi ushtarak, politik dhe ekonomik i Ukrainës.

Von der Leyen u shpreh se Rusia dëshiron të minojë vetë ekzistencën e Ukrainës si shtet dhe kjo nuk mund të lejohej të ndodhte.

“Bashkimi Europian do të krijojë një platformë rindërtimi për të bashkërenduar rindërtimin e Ukrainës sapo të përfundojë lufta. Platforma do të përdoret për të hartuar nevojat për investime, për të koordinuar veprimet dhe burimet e kanalit”, shtoi ajo në Konferencën e Rimëkëmbjes së Ukrainës që po mbahet në Zvicër.

Ajo shtoi se Unioni ka mobilizuar rreth 6.2 miliardë euro në mbështetje financiare që nga fillimi i pushtimit rus.

“Dhe më shumë do të vijnë. Ne do të angazhohemi në mënyrë thelbësore në rindërtimin afatmesëm dhe afatgjatë”, sqaroi Von der Leyen.

Artikulli paraprakKUVENDI DO MBLIDHET MË 24 KORRIK PËR BETIMIN E PRESIDENTIT TË RI, BAJRAM BEGAJ
Artikulli tjetërISHTE DUKE PRERË DRU, HUMB JETËN 48-VJEÇARI NË SHKODËR