Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen nis sot turin në Ballkanin Perëndimor. Vizita e parë e Von der Leyen do të jetë në Tiranë, ku do të qëndrojë dy ditë, sot dhe nesër (23-24).
Në orën 15:10 Presidentja e KE-së pritet që të mbërrijë në Kryeministri ku do të pritet nga Edi Rama. Me kreun e qeverisë do të kenë edhe një deklaratë të përbashkët për shtyp në orën 16:10. Po ashtu, me vizitën e Von der Leyen pritet të zhvillohet edhe ceremonia e hapjes se Kolegjit të Europës në 17:00.
Axhenda e Von der Leyen vijon të enjten me një takim me presidentin Bajram Begaj në orën 10:00. Më pas, Presidentja e Komisionit Europian lë Tiranën për të vijuar me turin ballkanik në 5 vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.
Vizita është pjesë e turit të Ballkanit Perëndimor me fokus paketën e BE-së për rritje dhe reforma në rajon, e cila përfshin ndihmë financiare prej 6 miliardë euro për këto vende.
Kosovën, Presidentja e Komisionit Evropian pritet ta vizitojë me 26 tetor, ku do të takohet me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.
Axhenda e Von der Leyen në Tiranë
E mërkurë
15.10 – Mbërritja e Von der Leyen në Kryeministri
15.15 – Takim me kryeministrin Rama
16.10 – Deklaratë e përbashkët për shtyp
17.00 – Ceremonia e hapjes se Kolegjit të Europës
E enjte
10:00- Takim me presidentin Bajram Begaj