Vonesa në drejtësi dhe kaos nëper gjykata dhe prokurori.Harta e Re Gjyqësore e cila hyri në zbatim që prej datës 1 maj po sjell pasojat të cilat ishin paralajmeruar.Shqetësimi është ngritur nga kreu i Dhomes Vendore të Avokatisë në Lezhë Elton Laska, sipas të cilit mungesa e përsonelit dhe ambjentet e kufizuara në gjykata ka sjell një situatë kaotike, kryesisht në gjykaten e apelit e cila është vendosur në Tiranë.
Duke qenë se ka mungese ambjentesh, gjykata e juridiksionit të përgjithshem në Lezhë duhet të ishte ndarë në dy dhoma civile dhe penale, thotë Laska.
Që prej 1 majit Qarku i Lezhës ka vetem një gjykate të shkallës së parë, ndërsa apeli është vendosur në Tiranë.Harta e re gjyqësore u kundërshtua nga grupet e interesit, por shqetesimet e tyre nuk u moren në konsideratë nga qeveria shqiptare e cila i hapi rrugë propozimit të Këshillit të Lartë Gjyqësor.