Autoriteti Portual Durrës njofton se do të ketë vonesa në mbërritjen e trageteve në këtë port, për shkak të erës së fortë.

Dy tragetet e linjës Bari – Durrës do të mbërrijnë me vonesë, pasi janë nisur me rreth 8 orë vonesë, për shkak të erës së fortë në brigjet e Italisë Jugore.

Tragetet “Bari” dhe “AF Marina”, janë nisur mëngjesin e sotëm nga Bari dhe priten të hyjnë në portin e Durrësit rreth orës 15.00.

Ndërkohë, nuk janë regjistruar vonesa në nisjen e dy trageteve të tjerë të linjës Durrës – Bari, të cilët janë nisur mbrëmë sipas grafikut dhe tashmë janë akostuar në portin italian.

Artikulli paraprakARRESTOHET 6 PERSONA, PO TRANSPORTONIN ILEGALISHT 26 SHTETAS TË HUAJ
Artikulli tjetërMANIFESTIMI, SHKODRANËT KUNDËR DHE PRO PRESIDENTIT