Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka theksuar në një postim në Facebook rëndësinë e votës së diasporës për mbrojtjen e demokracisë dhe shtetit të së drejtës në Shqipëri.

Ai e cilëson votën e diasporës si një risi demokratike që duhet të transmetojë standarde jetese demokratike, si në vendet ku ata jetojnë, duke garantuar shtetin ligjor, votën e ndershme dhe funksionimin e institucioneve pa korrupsion.

Vasili kritikoi qeverisjen e Edi Ramës, duke e quajtur Shqipërinë një “narkoshtet” dhe duke theksuar emigrimin masiv të shqiptarëve për shkak të korrupsionit dhe dështimit të shtetit.

Ai denoncoi tentativat e pushtetit për të manipuluar votat e diasporës dhe kërkon që vota e tyre të jetë një roje e demokracisë dhe shtetit të së drejtës në Shqipëri.

Artikulli paraprakZJARRI SHKRUMBON NJESINE AKOMODUESE NE KALLMET TE LEZHES
Artikulli tjetërNOMINIMET E OSCARS SHTYHEN SËRISH PËR SHKAK TË ZJARREVE NË LOS ANGELES