Përfshirja e diaspores në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2025 shihet si një hap mjaft pozitiv nga shqiptaret që jetojnë nëpër bote. Publicisti dhe gazetari shqiptaro-amerikan, lezhjani Zef Përgega thotë se krahas votes, diaspora shqiptare duhet të jetë aktive në politiken e vendit edhe përmes një grupi parlamentar, si e vetmja mënyre për tu integruar në përendim si ure lidhëse mes qeverisë shqiptare dhe shteteve ku ata jetojnë.

Vota me poste shihet me skepticizem nga gazetari dhe publicisti Zef Përgega.Si zgjidhje më të mire ai sheh ngritjen e qendrave të votimit në çdo vend ku jetojnë dhe punojnë shiqptaret dhe dërgimin e rezultatitit në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve.

Me kodin e ri zgjedhor, shqiptaret që jetojnë jashtë vendit do të mund të votojnë për herë të parë në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2025 në Shqipëri.

Artikulli paraprakKONFERENCA “SHQIPËRIA VERIORE 1879-1918”
Artikulli tjetërPREMIERA E FILMIT “KËTU VALLËZOHET ME HIJET”