Vota e të dënuarve, burgjet në shërbim të përforcuar, pezullohen lejet
Nga afro 4800 persona të burgosur dhe paraburgosur që ndodhen në institucionet e vuajtjes së dënimit, vetëm 2100 prej tyre kanë të drejtën e votës. Kjo për shkak të ligjit për dekriminalizimit, i cili i ka privuar nga e drejta për të votuar personat që janë dënuar për vepra të rënda penale. Por pavarësisht këtij numri Drejtori i Pergjithshëm i Burgjeve Arjan Hoxha thotë për Ora Neës se janë marrë të gjitha masat për garantimin e nje procesi të rregullt në 20 institucione ku do te ngrihen qendra votimi Arjan Hoxha:“Një pjesë e të dënuarve do të përjashtohen pasi ligji i dekriminalizimit nuk i jep të drejtën për të votuar. Ndërsa pjesa tjetër, kryesisht të paraburgosur apo persona të tjerë të dënuar për vepra penale që kanë një marzh dënimi të lehtë, janë persona që do të marrin pjesë në votim. Sipas Hoxhës probleme ka patur me nje kategori të paraburgosurish që cilët nuk janë pajisur më karta identideti, por është njoftuar Ministria e Brendshme dhe e Drejtësisë per te mundesuar paisjen e tyre. Drejtori i Përgjithshëm thotë se për garantimin e rendit dhe sigurisë në keto institucione, nisur dhe nga informacionet e marra në rruge operative, prej disa të ditesh burgjet kanë kaluar në shërbim të përforcuar, ndërsa janë ndërprere lejet shperblyese për të dënuarit deri në një urdhër të dytë. Arjan Hoxha: Me urdhër të drejtorit të Përgjithshëm janë ndërprerë të gjitha lejet shpërblyese të të dënuarve duke përjashtuar këtu vetëm rastet e veçanta, specifikuar rastet e vdekjeve. Në prag të zgjedhjeve të 25 qershorit nuk kanë munguar as kërkesat e të dënuarve Dritan Dajti dhe Mark Frroku, të cilët i janë drejtuar gjykatës me kërkesë për të ushtruar të drejtën e votës.