Ministria e Punëve të Jashtme ka sqaruar votën kundër SHBA në OKB për rezolutën e Jeruzalemit. Përmes një deklarate të shpërndarë për mediat, MEPJ thekson se Shqipëria ka mbajtur të njëjtin pozicion si vendet e BE, duke qëndruar në koherencë me politikën e Brukselit.

“Vota jonë sot në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së reflekton pozicionin tonë të pandryshuar për këtë cështje. Shqiperia i është përmbajtur konsensusit ndërkombëtar mbi Jeruzalemin, bazuar në një numër te konsiderueshem dokumentesh të OKB-së, përfshirë një numër rezolutash të Këshillit të Sigurimit, dhe i është bashkuar pozicionit të përbashkët të shumicës dërrmuese të vendeve anëtare të BE-së, duke i qëndruar koherente qëndrimit e saj te linjëzuar me Bashkimin Evropian”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Punëve të Jashtme. OKB ka votuar pak më parë një projektrezolutë kundër vendimit të SHBA, e cila pak javë më parë ka vendous njohjen e Jeruzalemin si kryeqyteti i Izraelit.

Ky vendim i Trump është kundështuar në OKB dhe gjatë votimimit 128 vente anëtarë kanë votuar kundër SHBA, 9 pro SHBA dhe 35 kanë votuar abstenim. Mes vendeve që kanë votuar kundër SHBA është edhe Shqipëria.

Artikulli paraprakNJË FOSHNJE 5 MUAJSHE PËRFUNDON NË URGJENCËN E SPITALIT ,DYSHOHET SE ESHTE DHUNUAR
Artikulli tjetër‘JERUZALEMI’, OKB RRËZON TRUMP EDHE SHQIPËRIA KUNDËR SHBA