Zgjedhjet për primaret në Lezhë kanë patur interes të lartë në pjesmarrje që në nisje të procesit, por mbahet pa praninë e kryetari të degës së Partisë Demokratike të Rithemelimit Arben Ndoj. Ai ka dhënë doreheqjen nga posti dy ditë para zgjedhjeve. Këtë e ka bërë të ditur kandidati Maks Kola.

Pavarsisht se ai është zevendesuar nga Sekretari i Pergjithshëm, për kandidatin Kola, ish-kryetari duhej të ishte i pranishëm dhe te vertetonte nëpërmjet formularëve që ai disponon se këta votues kanë të drejtë të shprehin me votë për zgjedhjen e kandidateve të primareve.

Pakënaqësi me proçesin e votimit shprehen edhe kandidatet Pashk Gjoni dhe Ergin Mataj, sipas të cileve ka patur disa parregullsi në lista.

Në degën e Partisë Demokratike të Rithemelimit në Lezhë janë thirrur për të votuar për primaret rreth 2 mijë anëtare të kësaj force dhe fituesi i kësaj gare do të jetë kandidati i kësaj force politike për zgjedhjet vendore të 14 majit në Bashkinë Lezhë.

Artikulli paraprakVOTIMET E PRIMARËVE NË LEZHË, PROBLEME ME LISTAT PROCESI NIS ME VONESË
Artikulli tjetërDHUNOI DHE VODHI PROSTITUTËN 21-VJEÇARE, ARRESTOHET I RIU SHQIPTAR NË SHTUTGART