Zgjedhjet e primareve të Rithemelimit të Partisë Demokratike po mbahen edhe në Qarkun e Lezhës, ndërsa nuk kanë munguar problematikat.Në degen e PD-së në Lezhë, proçesi i votimit nisi rreth 90 minuta me vonese, për shkak të problemeve me listat e anëtarëisë dhe fleteve të votimit.Kjo situata u shoqërua me me radha të gjata dhe kaos për të votuar gjatë oreve të paraditës, pasi edhe interesi i anatërësisë dhe simpatizanteve për të votuar ishte i lartë.
I deleguari i Partisë Demokratike të Rithemelimit për të ndjekur proçesin e primareve në Qarkun e Lezhës Klevis Balliu, u shpreh se problematikat u zgjidhen brenda një kohë të shpejtë dhe kjo garë tregon se kandidatet do dalin përmes votes së lire dhe jo pazareve.
Drejtuesja politike e Partisë Demokratike të Rithemelimit në Qarkun e Lezhës Jozefina Topalli u shpreh e kenaqur me proçesin dhe numrin e pjesmarresve në votimet e primareve.
Në garen e primareve të Partisë Demokratike në Lezhë janë 4 kandidat, në Kurbin 5 dhe në Mirditë 6.