Pas Kongresit të jashtëzakonshëm të së shtëunës të javës që lamë pas, kryeministri Edi Rama në cilësinë edhe të kryetarit të Partisë Socialiste mblodhi këtë të hënë grupin parlamentar socialist, ku në fokus ishte rakordimi i ligjvënësve në punimet parlamentare sa i përket nismave jo vetëm ato ligjore, por edhe të masave ndëshkuese ndaj opozitarëve rebelë në sallën e seancave plenare, apo në komisionet parlamentare.

Në këtë kontekst, mësohet se socialistët kanë kërkuar që këtë javë të miratojnë ndryshimin e Rregullores së Kuvendit e cila parashikon ashpërsimin e masave ndëshkimore.

Ata kanë propozuar që drafti të miratohet në seancën e kësaj të enjteje, të datës 14 dhjetor.

Ne mbledhjen me dyer të mbyllura të grupit të Partisë Socialiste, deputetët kanë kërkuar mbledhjen e Këshillit të Mandateve në mënyrë që të nisma të futet në rendin e ditës dhe më pas të miratohet nbga Kuvendi.

Pritet që Këshilli i Mandateve të mblidhet të martën, ndërkohë një tjetër çështje e diskutuar është edhe qëndrimi në unison për miratimin e marrëveshjes me Italine për emigrantët e paligjshëm që zbarkojnë në brigjet e vendit fqinj.

Artikulli paraprakSHKODËR, IU GJET KANABIS GJATË KONTROLLIT FIZIK, PROCEDOHET PENALISHT 15-VJEÇARI
Artikulli tjetërDHUNA NË DERBI, DISIPLINA I NDALON 14 TIFOZËVE HYRJEN NË ÇDO STADIUM TË SHQIPËRISË