Këshilltarja e Bashkisë Shkodër, Senida Mesi, me anë të një deklarate për shtyp ka reaguar në lidhje me vendimin për të votuar kundër disa propozimeve qe jane ofruar ne mbledhjen e këshillit Bashkiak.
Këshilltarja Mesi është shprehur se “me sa zell dhe lehtësi doni ti vini fajin opozitës në Këshill, personit tim, apo kujtdo që ju del para dhe ju plas në sy rrugëtimin tuaj të mos-suksesit. Është vetëm një detaj i vogël por që tregon shumë. Siç e dini ndërrmarrjet e varësisë së Bashkisë, Ujësjellës Kanalizme Shkodër dhe SK Vllaznia janë 2 shoqëri aksionere, të cilat manaxhohen si entitete më vete, por kanë një pronar, Bashkinë Shkodër. Financohen nga Bashkia Shkodër pasi janë me humbje, pra paguhen nga taksat e qytetarëve shkodranë. Këto 2 shoqëri janë kthyer në shoqëri punësimi militantësh të PD dhe nuk bëjnë transparent asgjë çfarë ndodh brenda, përkundrazi zhvasin sa mundin çdo lek apo financim që marrin si nga Bashkia ashtu dhe nga donatorët e huaj. Çdo humbje nga këto 2 kompani sjell indirekt një investim të munguar në Shkodër. Bashkia së bashku me këto institucione jo vetëm po na marrin një pjësë të konsiderueshme të buxhetit, por edhe për një element shumë të vogël, rutinë dhe që është detyrim ligjor, sikurse është dorëzimi i pasqyrave financiare në afatin e përcaktuar me ligj, datë 31 Korrik të çdo viti pranë zyrave të QKR (sot QKB, Qëndra e Kombëtare e Biznesit), “harrojnë” apo nuk dinë ta bëjnë” Pra lek skemi për investime, por lek për abuzime, pagesa gjobash dhe përballim humbjesh dhe shpenzimesh na dalin dhe na teprojnë. Ndërkohë në mbledhjen e djeshme të KB me propozim të Bashkisë diskutohet për 3 orë rradhazi për aprovimin e 24 Milion Lek të reja fonde për rikonstruksion godinash për Njësitë Administrative, për rregullim fonie dhe mikrofoni në sallën e Këshillit Bashkiak, për shpërblime e paga, për pagesa gjobash dhe proçesesh gjyqësore dhe për rritje kapitali të SK Vllaznisë për përballim shpenzimesh, për dhënie në shfrytëzim 800 m2 truall në hyrje të qytetit një shoqatë për mbulim shërbimesh sociale pa një studim fizibiliteti, e nuk mendohet aspak për qytetarët, asnjë propozim në të mire direkte dhe dobi të qytetarëve. Vota ime dhe kolegëve të mi kundër shihet si votë politike dhe jo si votë qytetare, e cila shpreh thellësisht dhe sinqerisht revoltën, keqëardhjen që kjo Bashki nuk po realizon aspak misionin e saj. E nderuar Bashki, një kujtesë e vogël për misionin tënd: Ligj 139/2015, Neni 3/ Misioni i vetëqeverisjes vendore Vetëqeverisja vendore në Republikën e Shqipërisë siguron qeverisjen e efektshme, efikase dhe në një nivel sa më afër qytetarëve nëpërmjet: a) njohjes së ekzistencës së identiteteve dhe vlerave të ndryshme të bashkësive; b) respektimit të të drejtave dhe lirive themelore të shtetasve, të sanksionuara në Kushtetutë ose në ligje të tjera; c) zgjedhjes së llojeve të ndryshme të shërbimeve dhe lehtësive të tjera publike vendore në dobi të bashkësisë; ç) ushtrimit efektiv të funksioneve, kompetencave dhe realizimit të detyrave nga organet e vetëqeverisjes vendore; d) realizimit të shërbimeve në forma të përshtatshme, bazuar në nevojat e anëtarëve të bashkësisë; dh) nxitjes efektive të pjesëmarrjes gjithëpërfshirëse të bashkësisë në qeverisjen vendore; e) realizimit të shërbimeve, në përputhje me standardet e kërkuara me ligj ose akte të tjera normative. Senida Mesi Anëtare e Këshillit Bashkiak Shkodër, PS