Rendi i ditës i kësaj seance do të përmbajë diskutimin dhe votimin e çështjeve për vënien në zbatim të marrëveshjes politike të datës 18 maj 2017, mes kreut të Partisë Socialiste, Edi Rama dhe kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Ndërkohe parlamenti do të miratojë edhe një paketë ligjore në funksion të reformës zgjedhore. Ndyshime do të ketë në kodin penal, ku do ashpërsohen nenet për krimin zgjedhor, gjithashtu do të ndryshohet ligji për partitë politike, dispozitat që lidhen me financimet dhe reklamat në fushatë. Parlamenti në seancën e jashtëzakonshme do të miratojë dhe anëtarët e pakicës pakicës parlamentare në 3 komisionet “ad hoc” të vettingut.

Ndërkohe në seancën e së hënës, në bazë të marrëveshjes politike, do të zgjidhet dhe kryetarit i ri i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, që do të jetë propozim i opozitës. Partia Demokratike është në fazën e konsultimit të emrave teknik që do të zënë vend në kabinetin qeveritar, por dhe drejtorëve të disa drejtorive.

Pritet që sot kryetari Lulzim Basha t’i dërgojë kryeministrit Edi Rama edhe emrin e zv/kryeministrit dhe 6 Ministrave, të cilët do miratohen në seancën e të hënës në orën 18:00.

Artikulli paraprakRAMA “ZBUTET” ME TË DJATHTËT.
Artikulli tjetërPOLICIA NDALON 4 TË RINJ, VODHËN 11 KOLI ME PIJE ENERGJIKE