Në shtëpinë e re, Partia Socialiste e Shkodrës ka nisur votimin për zgjedhjen e delegatëve të Kongresit të PS që do të mbahet në muajin mars.

Për qytetin votimi ka nisur normalisht dhe pa probleme. Një gjë të tillë e tregon anëtari i komisionit Vladimir Gjerga. Në lista janë në total 28 emra në një fletë votimi të ndarë 14 femra dhe 14 meshkuj. Gjerga shprehet se është respektuar prania e 50% të femrave si dhe kandidatët që vijnë nga radhët e Forumit Rinor Eurosocialist. Arta Mehmeti, Arta Arsi, Dhurata Tyli, Edita Shoshi, Elisa Samarxhiu, Ermira Ymeraj, Felek Kasemi, Enkelejda Basha, Majlinda Laçej, Rozafa Zmijani, Sabina Danaj, Vera Zhivani, Violeta Staka, Xheni Halili janë 14 kandidaturat për femrat dhe Albano Kollaçej, Astrit Beci, Briken Dibra, Bruno Shllaku, Denis Malevi, Edmond Tërthorja, Elson Çeliku, Endrit Zaimaj, Genc Spahija, Gjokë Lera, Janko Jovani, Mikel Kapsaj, Nest Margjoka dhe Oltion Luli janë kandidatët meshkuj. Në secilën prej listave do të zgjidhen nga 7 delegat të PS për qytetin e Shkodrës.

Artikulli paraprakSJELLJA NË PARLAMENT, PËRJASHTOHEN TRE DEPUTETË TË OPOZITËS
Artikulli tjetërDE BIASSI DHE OFERTA QË PO E INTRIGRON