Ashtu si në të gjithë Shqipërinë FRESH në Shkodër ka nisur procesin e votimit për të zgjedhur kryetarin e përgjithshëm të Forumit Rinor Eurosocialist mes 8 kandidatëve që garojnë.

Kreu i PS në Shkdoër Arvit Osja u shpreh se procesi ka nisur normalisht. Janë afro 1 mijë anëtarë të FRESH në Shkodër që votojnë. I vetmi problem është dublimi i disa emrave në listë ndërsa rreth 200 persona në listën e Shkodrës janë pa atësinë çka mund të krijojë ndonjë problem. 8 kandidatët për kreun e FRESH janë prezantuar në të gjithë degët e Shqipërisë më përpara.

Artikulli paraprakPDIU – IDRIZI: ÇONI “LIGJIN E LUFTËS” NË NATO.
Artikulli tjetërAKTIVITETET NË LUMNIMIN E 38 MARTIRËVE