Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi ka treguar para mediave se ka votuar për shkarkimin e kryetarit të PD-së Lulzim Basha. Ajo tha se ka votuar në referendumin e organizuar nga Komisionit për Rithemelimin e PD për ratifikimin e vendimit të Kuvendit të 11 dhjetorit.

Ademi theksoi se ky proces shkon përtej emrave.

“Fakti i këtij procesi që po ndodh sot shkon përtej emrave. Është fakti i një nevoje, prezenca e të gjithëve e dëshmon. Është një nevojë e demokratëve për të ringritur PD-në”, deklaroi Ademi.

Artikulli paraprakAKSIDENTI I FRIKSHËM ,MAKINA PËRFUNDON BRENDA NË SHTËPI
Artikulli tjetërCOVID19/ MINISTRIA E SHËNDETËSISË: JA SA RASTE TË REJA JANË NË 24 ORËT E FUNDIT