JO MË NJOFTIM ME SHKRIM POR ME NJË SMS PËR ÇDO BANOR ËSHTË MË LIRË. Malazezët do të marrin mesazhe me tekst në të ardhmen, për t’i informuar për zgjedhjet e parashikuara dhe vendin ku mund të votojnë, sipas ndryshimeve në Ligjin e Zgjedhjen e Këshilltarëve dhe Deputetëve. Qeveria i propozoi ndryshimet në shkurt dhe Komiteti parlamentar mbi sistemin politik, drejtësinë dhe administrimin do të diskutojë rregullimet e reja brenda kësaj jave.

Qeveria thotë se zgjidhja e re është më e lirë dhe do të kursejë një pjesë të mirë parash nga buxheti. “Lajmërimet e dërguara me shkrim, që deri më tani janë çuar me postë të rregullt, kushtojnë më shumë se 520,000 euro çdo zgjedhje të përgjithshme,” tha qeveria. Mesazhet do t’i dërgohen gjysmë milionë votuesve të regjistruar të vendit. Votuesit pa celularë do ta marrin informacionin nga degët e Ministrisë së Brendshme nëpër vend dhe nga një portal special uebi, që do të lançohet së shpejti.

Artikulli paraprakDITA E VERËS, THEMELOHET “CATI FOUNDATION YOUTH” NË SHKODËR
Artikulli tjetërDAÇIÇ FLET PËR MARRËDHËNIET ME KOSOVËN