Shtatë persona janë shpallur fajtorë nga gjykata britanike në Londër për vrasjen e një shtetasi shqiptar dhe plagosjen e rëndë të vëllait të tij.

Ngjarja e ndodhur më 9 qershor 2018, në Turnpike Lane, në kryeqytetin anglez, la të vrarë Edmond Jonuzi, 35 vjeç, i njohur edhe si Edmond Preçi, ndërsa vëllai i tij Erald Preçi, përfundoi me kafkë të thyer.

20-vjeçari Bilal Mumin, 20 vjeç, u shpall fajtor për vrasjen, ndërsa gjashtë të tjerët për përfshirje në vrasje dhe akte dhune.

Policia tha se të pandehurit kishin kaluar ditën duke konsumuar pije alkoolike dhe duke u angazhuar në sjellje anti shoqërore.

Sipas policisë, ngjarja e rëndë ka ndodhur për pazare droge, ndërsa Jonuzi mori 19 goditje me thikë, një prej të cilëve në zemër.

Nëna e vëllezërve, Dava Preçi, e cila nuk ishte në gjendje të udhëtojë nga Shqipëria për të marrë pjesë në gjyq, ka folur për BBC.

“Më 9 qershor bota ime u ndryshua përgjithmonë, duke më lënë kështu të thyer dhe të zbrazët brenda meje. Më ka mbetur të imagjinoj imazhet e dhunës dhe dhimbjes që djemtë e mi kaluan. Nuk mund të fle në paqe”, deklaron nëna.

Data e dënimit përfundimtar nuk është caktuar ende.

Artikulli paraprakKATEGORIA SUPERIORE ULUR SIPARIN PËR HERË TË 80-TË. KËPUCA E ARTË SHKON NË KUKËS
Artikulli tjetërMAKINA PËRPLAS NJË PERSON ME BIÇIKLETË