Gjykata e Lezhës ka dënuar me 27 vite burg Llej Liken për vrasjen e biznesmenit Rakip Roli, ngjarje e ndodhur në dhjetor të vitit 2021 në fshatin Sanxhak të Kurbinit. Pas një procesi të gjatë gjyqësor, i riu u gjet fajtor për veprat penale të vrasjes me paramendim dhe armëmbajtjes pa leje. Ndërsa si bashkëpunëtor në këtë krim u dënua me 20 vite burg dhe Klaudio Gjegji (Beleshi).

Ky i fundit fillimisht u procedua per moskallëzim krimi, por referuar dosjes të hetuar nga prokurori Françesk Ganaj, organi i akuzës arriti të provojë se vrasja e biznesmenit Rakip Roli është realizuar nga Llej Lika në bashkëpunim me shokun e tij Klaudio Gjegji (Beleshi).

Që prej momentit të arrestimit të tij dy ditë pas ngjarjes, Lika ka deklaruar para hetuesve se ka vepruar i vetëm në vrasjen e biznesmenit në shenjë hakmarrje, pasi ai bashkë me dy djemtë e tij e kishin dhunuar disa ditë para ngjarjes.

Por nga hetimet ka rezultuar se krimi është kryer në bashkëpunim me Klaudio Gjegji (Beleshi) dhe trupa gjykuese e kryesuar nga gjyqtari i Lezhës Ilir Përdeda dha dënimin maksimal për dy të rinjtë.

Biznesmeni 55-vjeçar Rakip Roli i njohur ndryshe si Pilot Rroli, u ekzekutua me breshëri plumbash automatiku mëngjesin e 10 dhjetorit të vitit 2021.Ai u qëllua teksa po lëvizte me automjetin e tij luksoz audi Q7, sapo kishte dalë nga banesa në fshatin Sanxhak të Kurbinit.7 plumba e preken në pjesën e trupit, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme, ndërsa policia arriti të identifikoj dhe prangose autoret brenda një kohe të shpejtë.

Artikulli paraprakPËRFSHIHET NGA FLAKËT NJË BANESË DYKATËSHE NË SHKODËR, DIGJEN EDHE TRE SHTËPI PRANË SAJ, EVAKUOHEN BANORËT
Artikulli tjetër“DHE KANUNI THOTË; ‘LAJMSI S‘KA FAJ’”, RAMA IU DEL NË KRAH GAZETARËVE, KRITIKON PROKURORËT: KUR DEL ‘SEKRETI’, HETONI ATA QË E NXORËN