Policia italiane në (Provincë e Monzas) arrestoi katër persona italianë, pasi akuzohen për vrasjen dhe më pas murosjen në një vile luksozë të shqiptarit Astrit Lamaj, ngjarje e zbuluar rreth dy muaj më parë.
Më 15 janar, policia gjeti trupin e shqiptarit të murosur në “Villa degli occhi”, në Senago të Milanos. Astrit Lamaj u zhduk në Genova, në janar të vitit 2013.
Astrit Lamaj u vra për hakmarrje, pasi i ka dhënë fund një lidhjeje sentimentale me një të afërme të një prej personave të shoqëruar në polici.
Nga hetimet e deritanishme të policisë, rezulton se mes tyre është edhe porositësi i këtij ekzekutimi dhe fshehje të ngjarjes në një mënyrë tipike mafioze.
Por ajo që mbetet ende e dyshimtë për hetuesit italianë është arsyeja e murosjes së shqiptari në vilën luksoze ku pronari i së cilës nuk ka lidhje aspak me ngjarjen.
Astrit Lamaj ishte nga fshati Trevëllazër i Vlorës. Pas gjetjes së trupit të tij, për mediat shqiptare familjarët treguan se ai ishte larguar drejt Italisë për shkaqe ekonomike. Ai kishte humbur kontaktet me familjen 5 vjet më parë