Vranë kryefamiljarin, 39.6 vite burg për familjen 

Gjykata e Krimeve të Rënda dënoi me 35 vite burg Arben Djaloshin, i cili më herët gjatë këtij viti kishte pranuar se kishte vrarë të atin, Mirosh Djaloshi. Ai u shpall fajtor për vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare. Po ashtu, Krimet e Rënda dënuan me 3 vite burg edhe Dardhe Djaloshin, të ëmën e Arbanit, e cila u shpall fajtore për veprën penale “veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”. Me 1 vit e 6 muaj burg u dënua edhe më i vogli i familjes Djaloshi, Flavio.

Artikulli paraprakHEQJA E MANDATEVE, RAMA: PD SHKELMOI LIGJIN E DEKRIMINALIZIMIT
Artikulli tjetërSHPËRTHEN DHE DIGJET AUTOMJETI I NJË PUNONJËSI TË SHISH