WCENTER 0SPHCBUDMO Foto Angelo Emma/LaPresse 21-07-2015 Sant'Angelo in Vado - Italia Cronaca Omicidio 17enne Sant'Angelo in Vado, tensione tra folla e fermati Nella foto: momenti di tensione

Gjykata e Apelit e qytetit të Ankonës në Itali ka marrë dje vendimin e dënimit me burgim të përjetshëm për dy shqiptarët M. M. e I. M. të akuzuar për vrasjen e 17 vjeçarit, Ismaele Lulli.

Për autoritetet e drejtësisë italiane krimi ishte i qëllimtë, i paparamenduar por i kryer në mënyrë makabre.

17 vjeçari italian u torturua i lidhur në një kryq në një zonë të izoluar, duke u qëlluar disa herrë me thikë dhe u ekzekutua në mënyrë makabre me një prerje të thellë në fyt.
Dy autorët e vrasjes u munduan të fshehin krimin, duke transportuar e braktisur trupin e viktimës në rrethinat e një qyteze aty pranë.

Ngjarja ka ndodhur më 19 korrik të 2015 në komunën Sant’Angelo in Vada në provincën e Pesaro Urbinos.

Motivi i këtij krimi ishte xhelozia e shqiptarit I. Meta me dyshimin e një flirti mes Ismaele Lullit e të fejuarës së tij. Gjykata italiane ka njohur si ekzekutues materiale të krimit shqiptarin I. Meta e si bashkëpunëtor e bashkëautor të plotë në vrasje mikun e tij M. Mema.

Në nivelin e parë të gjykimit, I. Meta, ishte dënuar me dënim të përjetshëm e M. Mema me 28 vite e 4 muaj burg. Por Gjykata e Apelit ndryshoi vendim duke i dhënë dënim të përjetshëm të dy autorëve të këtij krimi makabër.

Menjëherë pas këtij vendimi, nëna e Isamele Lullit Deborah Lulli për mediat lokale italiane u shpreh “se tashmë biri i saj mund të prehet në paqe”.

Artikulli paraprakSEZONI I MBJELLJEVE, SEKUESTROHEN 1800 RRËNJË KANABIS, PRANGOSET NJË PERSON
Artikulli tjetërOPERACIONI ‘LAICA’ ZBULOHET BAZA E SHITJES SË HEROINËS