Për ditën e hënë dhe të martë moti parashikohet me kthjellime e alternime vranësirash deri të dendura, më të theksuara në relievet malore në lindje.
Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu në relievet malore në veri, ndërsa për ditën e martë reshjet e shiut shtrihen edhe në lartësitë kodrinore.
Këto reshje do të jenë kryesisht më intensitet të ulët, por nuk do të mungojnë edhe shtrëngatat afatshkurtra.