Vranësira dhe reshje të pakta shiu e dëbore do të karakterizojnë kushtet e motit në territorin shqiptar ku më të dendura reshjet do të paraqiten në veri dhe qendër.

Sipas MeteoAlb, orët vijuese mbeten në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta në të gjithë territorin e vendit, situatë e cila do të vijojë deri mëngjesin e së martës.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe mesditë, duke luhatur vlerat ditore nga -2°C deri në 14°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi verior dhe verilindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë.

Artikulli paraprakTËRMETI ME INTENSITET 6 BALLË, STRUKTURAT E EMERGJENCAVE CIVILE KALOJNË NË GADISHMËRI
Artikulli tjetërGJËRAT E REJA QË MËSUAM RRETH EVOLUCIONIT NJERËZOR GJATË 2021