Ditën e Enjte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike, kryesisht për pjesën e parë të ditës.

Moti do të jetë me vranësira mesatare dhe të dendura të cilat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet mesatar në pjesën më të madhe të vendit nga orët e para të 24orëshit deri në orët e para të ditës.

Më pas reshjet do të lokalizohen me intensitet të ulët në veriperëndim të vendit dhe pas orëve të mesditës do të kemi ndërprerje te tyre.

Ndërkohë, edhe sot sipas specialistëve të Shërbimit Meteorologjik Ushtarak vendi do të jetë sërish i mbuluar nga pluhuri afrikan. Temperatura pritet të rritet me mbi 20 gradë deri të enjten.

Jo vetëm Shqipëria por e gjithë pjesa jugore e Europës është e mbuluar nga pluhuri, ndërsa zonat që goditen me shumë janë Malta, Greqia dhe Italia e jugut.

Era do të fryjë nga kuadrati i jugut me shpejtësi 1-7m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi10-15m/sek, duke bërë që valëzimi në detet Adriatik e Jon të jetë i forcës 2-3ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore 4 deri 15°C

në zonat e ulëta 8 deri 21°C

në zonat bregdetare 11 deri 20°C

Artikulli paraprakJENI PAK TË SHQETËSUAR PËR DASHURINË…ÇFARË THONË YJET PËR JU SOT
Artikulli tjetër22-VJEÇARI GODET ME THIKË KALIMTARËT NË SHBA, 4 TË VDEKUR, DISA PERSONA TË PLAGOSUR