Për ditën e Enjte vendi ynë do të ndikohet nga masa ajrore të paqëndrueshme dhe të lagështa me origjinë jugperëndimore.
Moti parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura si dhe intervale me diell me këto të fundit më tepër në zonën e qendrës dhe jug. Vranësirat do të shoqërohen në një pjesë të madhe të vendit me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe lokalisht mesatar në formën e shtrëngatave.
Në veriperëndim dhe qendër pas orëve të mesditës reshjet me intensitet deri të lartë në formën e rrebesheve dhe shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër. Këto reshje do të jenë të vrrullshme dhe pjesërisht problematike kryesisht në zonat urbane në periudha të shkurtra kohore.
Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare deri në 3-12m/sek, ndërsa në bregdet e lugina era bëhet intensive dhe shpejtësi 12-22m/s, duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 5-7ballë.
Temperaturat parashikohen:
në zonat malore 7 deri 14°C
në zonat e ulëta 11 deri 22°C
në zonat bregdetare 13 deri 21°C/Marrë nga Shërbimi Meteorologjik Ushtarak