Ditën e Premte vendi ynë parashikohet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme falë ndikimit të qarkullimit ciklonar, periferisë së presionit atmosferik të ulët i pozicionuar mbi detin Mesdhe dhe e masave ajrore të lagështa.

Moti parashikohet të jetë me alternime vranësirash mesatare e kthjellimesh në orët e para të ditës. Më pas shtim të vranësirave dhe alternime të herëpashershme kthjellimesh.

Duke filluar nga orët e mesditës parashikohen reshje shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit.

Nga orët e mbrëmjes reshjet kryesisht në jug pritet të jenë hera – herës me intensitet mesatar në formën e shtrëngatave afatshkurtra. Më pas reshjet humbasin territor e intensitet, priten të izolohen në relievet malore në jug të vendit.

Në jug në lartësitë mbi 800-1000 m priten reshje bore me intensitet të ulët e lokalisht mesatar.

Era do të fryjë me drejtim veri-verilindje me shpejtësi mesatare 2-8 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e kryesisht në bregdetin jugor e lugina në orët e pasdites era bëhet hera-herës e vrullshme dhe fiton shpejtësi 10-15 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore 2 deri 14°C

në zonat e ulëta 8 deri 18°C

në zonat bregdetare 8 deri 20°C

Artikulli paraprakDO TË SHPËRBLEHENI PËR KËMBËNGULJEN TUAJ…ÇFARË THONË YJET PËR JU SOT
Artikulli tjetërPROJEKTLIGJI, KUSHTET E REJA PËR ABORTIN DHE LINDJET INVITRO. ÇFARË PARASHIKOHET PËR SHTATZËNITË ME SURROGATO