Orët e paradites do të karakterizohen nga kthjellime dhe vranësira të shpeshta, më të theksuara në zonat Jugore dhe pjesërisht në Qendër, ku priten reshje të pakta shiu. Gjatë pasdites dhe mbrëmjes, vranësirat do të jenë më të pranishme në të gjithë territorin, duke sjellë reshje të pakta shiu dhe dëbore vonë gjatë natës.

Temperaturat minimale do të jenë në qytetin e Pukës ku pritet të shkojnë në -4°C, ndërsa maksimale pritet në zonat jugore me 15°C.

Era do të fryjë lehtë nga drejtimi lindor me shpejtësi deri në 25 km/h, duke krijuar dallgëzim të papërfillshëm në brigjet detare. Për udhëtarët dhe banorët në zonat malore, reshjet e dëborës mund të krijojnë vështirësi gjatë natës.

Artikulli paraprakHOROSKOPI PËR DITËN E SOTME, 13 DHJETOR 2024
Artikulli tjetërSOT TË GJITHË ME SYTË NGA ZVICRA, KOMBËTARJA NJEH RIVALËT PËR KUALIFIKUESET E KUPËS SË BOTËS 2026