Mbi vendin tonë sot do të mbizotërojë një mot i vranët me shira të izoluar që do të dominojnë gjatë pjesës së parë të ditës.

Por pjesa e dytë e ditës sjell zhvillim të vranësirave duke sjellë rrebeshe shiu, të cilat herë pas herë behën mesatare dhe lokalisht intensive. Pritet përmirësim i motit vetëm pas mesnatës, sipas meteoalb.

Temperaturat e ajrit ulen lehtë gjatë mëngjesit por rënie më të ndjeshme sjell mesdita duke luhatur vlerat ditore nga 8°C mëngjesi deri në 25°C mesdita.

Era do fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi deri 65 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar brigjet detare dallgëzim 6 ballë.

Artikulli paraprakDIALOGU ME SERBINË/ KRYEMINISTRI HOTI: UNË DO JEM KRYENEGOCIATOR, NUK ZGJEDH MES SHBA-SË DHE BE-SË
Artikulli tjetër13 PANKARTAT MË DOMETHËNËSE NGA PROTESTA KUNDËR ABUZIMIT