Ditën e sotme kushtet e paqëndrueshme atmosferike do të na shoqërojnë në të gjithë territorin e vendit ku vranësirat do të jenë të pranishme, më të theksuara në zonat Qëndrore, Lindore dhe pjesërisht Jugore, duke sjell rrebeshe shiu. Parashikohet që të njëjtat kushte atmosferike të mbeten prezent deri në orët e vona të mbrëmjes ku pritet përmirësim gradualisht i motit.

Sipas MeteoAlb temperaturat e ajrit rriten në mëngjes, por mbeten të pandryshueshme në mesditë duke u luhatur nga 11 gradë celcius deri në 33 gradë celcius.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi deri në 35 km/h në drejtim Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim mbi 3 ballë.

Artikulli paraprakPERFUNDON SHQIPERI- ISLANDE 4-2
Artikulli tjetërPRESIDENTI ÇEK VIZITË NË SERBI: NUK MË PËLQEN KOSOVA