Alternime kthjellimesh dhe vranësirash të dendura do të karakterizojnë kushtet e motit të vendin tonë, më të dendura vranësirat do të paraqiten në zonat veriore e qendrore duke gjeneruar shira të përkohshëm.
Në majat e maleve do të ketë reshje të pakta dëbore. Parashikohet që edhe pasditja të mbetet në ndikimin e vranësirave dhe shirave të dobët në ekstremet verior duke lënë në ndikimin e motit të vranët të gjithë pjesën tjetër të vendit. Në orët e vona të mbrëmjes vranësirat dhe shirat do të shtrihen në të gjithë Shqipërinë. Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të ndjeshme në orët e mëngjesit, por mesdita do të sjellë një rritje të lehte të tyre. Era do te fryjë mesatarisht me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Jugperëndimor duke gjeneruar në brigjet detare dallgëzim deri n 3 ballë.