Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga relativisht të njëjta kushte atmosferike me një përmirësim të lehtë gradual.

Moti parashikohet kryesisht i kthjellët e vranësira të pakta kalimtare ndërsa në zonën e jugut dhe relievet malore në lindje vranësirat hera-herës mesatare deri të dendura.

Era do të fryjë me drejtim verilindje-juglindje me shpejtësi mesatare 8 m/sek, ndërsa në lugina dhe bregdet hera-herës pritet të arrijë shpejtësi 10-16m/sek, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në bregdet: 2/14°C

në vendet e ulëta: -2/14°C

në vendet malore: -8/5°C

Artikulli paraprakKOHA PËR TË PLANIFIKUAR DIÇKA TË RËNDËSISHME…ÇFARË THONË YJET PËR JU SOT
Artikulli tjetërLIRIMI I 98 PENGJEVE DHE TËRHEQJA E USHTRISË/ MARRËVESHJA MES IZRAELIT DHE HAMASIT NË FUQI NGA 19 JANARI, JA DETAJET E UJDISË SË SHUMËPRITUR